'Tre kamberë në një derë'/ Kapexhiu skanon tre kryebashkiakët e fundit të Tiranës

'Tre kamberë në një derë'/ Kapexhiu skanon tre kryebashkiakët e fundit të Tiranës

18:00, 07/06/2020

Aktori, regjisori dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu hap nesër ekspozitën e tij të titulluar "Tre Kamberë në një derë".

Siç mund të kuptohet nga vetë emërtesa, por edhe nga posteri i ekspozitës, kjo e fundit skanon tre kryebashkiakët e fundit të Tiranës, sigurisht në syrin kritiko-ironik të Kapexhiut.

Artisti ishte i ftuar në Syri TV ku dhe dha disa prej mesazheve që kërkon të përcjellë përmes karikaturave të tij.

"Ishte për tu dhënë më 8 mars, por me një VKM u ndërpre gjithçka, pandemia... Kështu që, punët e mia kanë tre muaj që rrinë të varura dhe presin vizitorët. Nesër do të hapet, në 18:00 në Muzeun Historik", tha Kaperxhiu.

Ekspozita që hap siparin nesër është puna gati 15-vjeçare e Bujar Kapexhiut.

"Kjo është puna ime 15-vjeçare. Kam ndjekur bëmat pozitive dhe negative. Në kuptimin arritje dhe mosarritje të tre kryebashkiakëve në veprimtarinë e tyre. Dhe humori, si një gjini që nuk jep vetëm buzëqeshje, godet edhe problemin, fenomenin, atje ku mendohet nuk është në rregull. Për ti dhënë një shtysë progresit", tha Kapexhiu gjatë intervistës së tij për Syri TV. 

Bujar Kapeshiu preku gjatë intervistës edhe disa prej politikanëve në vend, duke u ndalur kryesisht te ish kryeministri dhe ish presidenti Sali Berisha.

"Berisha vazhdon të jetë në qendër të politikës shqiptare. Është një zë i fortë që nuk mund ta neglizosh. Nuk mund ta lesh mënjanë. Gjithmonë do të jetë në qendër", u shpreh artisti.

Intervista e plotë e artistit dhënë gazetares Armela Ferko:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco