Hermafrodizmi ballkanik

Hermafrodizmi ballkanik

13:33, 01/06/2020 Nga Enver Morina

 

Parapërvjetor jubilar në përvjetorin e lindjes: Bekim Fehmiu (1 qershor 1936-15 qershor 2010) ... 
Ishte viti 2006. Pas disa intervistave më vetëm një përgjigje, për pesonalitetin e Bekim Fehmiut me rastin e tërheqjes nga veprimtaria interpretative, shkrim i cili u botua në vazhdime, i kthehem 70 vjetorit të lindjes së aktorit Bekim Fehmiu. “Ndalova” atëherë vetëm tek aktori Enver Petrovci...

Një përshendetje Bekimit, në kinema “ABC” në muajt e verës, falë miqve dhe shokëve që e rrethonin. Për herë të fundit e pash në shesh afër teatrit, ecte në drejtim të kinemasë “ABC”.  Nuk më “lejohet” të fotografoja rrugës. Ndoshta, isha mirëkuptuar më veten. Po të bëja një gjë të tillë, konsideroja, që ishte një vjedhje. Në vitin 2006 nuk kishte “fotograf” të çastit përmes aparateve telefonike, sikurse ka sot. Bekim Fehmiu ikte i heshtur, në medyshje. Disi edhe me një pamje të lodhur! Ndoshta, vetëm më është dukur ashtu! 

Një dilemë, krejtësisht tjetër, por që tashmë nuk kërkon “zgjidhje”! Aq më shumë në përvjetorë lindjeje!? E aq më pak në përvjetor vdekjeje!?

Kinematografia shqiptare në përgjithësi e “Kosovafilmi” në veçanti nuk e arriti Bekimin nga që ishin të vonuara dhe “mosmirënjohëse” apo Bekimi ishte aktor i përmasave botërore për të qenë pjesë e një filmi shqiptar?! Mirë, që dikush edhe fajëson sistemet. Më shumë se Ai, kinematografia e Shqipërisë dhe e Kosovës tashmë në repertorin e saj historik ka figura në film, si Akaki Khorava në rolin e heroit kombëtar Skënderbeu, Hadi Shehu në rolin e komandantit të LNÇ-së Betim Kosova, Agim Qirjaqi në rolin e kolonel Muro Neto... 

Një tjetër histori të “ngatërruar” pat fati i ekranizimit të filmit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në prag te nisjes së xhirimëve të filmit në territorin shqiptar nga kineastë italian e francezë! Në anë të kundërtë të mentalitetit ballkanik kinematografia italiane arriti përmes Bekim Fehmiu të realizoj filmin televiziv “L’Odissea” në vitin 1968, një nga ekranizimet më të qëndrueshme të bazuara në veprat epike të antikitetit, te Homerit ...
Megjithatë, nuk harrojmë për të kujtuar qëndrimin e Bekim Fehmiut në Shqipëri në vitin 1972 përmes një dokumentari të shkurtër antologjik të realizuar nga Kinostudioja “Shqipëria e Re”...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco