Facebook dhe Twitter pa mbrojtje ligjore/ Zbulohet plani i Trump

Facebook dhe Twitter pa mbrojtje ligjore/ Zbulohet plani i Trump

19:38, 28/05/2020

Beteja e presidentit amerikan, Donald Trump me median sociale pritet të përshkallëzohet sot, kur kreu i shtetit të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv.

Tensionet arritën kulmin pasi rrjeti social Twitter vendosi të markojë dy mesazhe të presidentit në kategorinë e ‘kontrollit të fakteve’.

Presidenti reagoi me shpejtësi duke deklaruar se sot do jetë një ditë e madhe e ndershmërisë. Presidenti tha se mediat sociale kanë censuruar vazhdimisht pikëpamjet e konservatorëve.

Po çfarë do bëjë Trump? Ai do i heqë Facebook, Twitter dhe medieve të tjera sociale mburojën ligjore që i bënte ata thuajse imunë nga paditë ligjore.

Daily Mail shkruan se kjo pritet të pasohet nga një uragan padish ndaj rrjeteve sociale për censurë, diskriminim, shpifje, etj.

Në dokumentin e rrjedhë në media thuhet se do të kufizohet mbrojtja ligjore për kompanitë e medieve sociale. Edhe pse kishte raportuar se mund të ketë mbyllje të platformave, në dokument nuk përmendet diçka e tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco