Historia që përloti botën/ Filmi “Mrekullia në qelinë nr.7” thyen rekord

Historia që përloti botën/ Filmi “Mrekullia në qelinë nr.7” thyen rekord

20:07, 27/05/2020

Filmi turk “Mrekullia në qelinë nr.7” ka përlotur të gjithë ata që e kanë ndjekur dhe vazhdon të ketë sukses në shumë shtete të botës. Së fundmi bëhet e ditur se ky film ka thyer rekord në Francë duke u shpallur filmi më i ndjekur në platformat dixhitale në dy muajt e fundit.

“Mrekullia në qelinë nr.7” tregon historinë e një babai me probleme mendore dhe vazjës së tij 7-vjeçare që kërkon drejtësinë për të shpëtuar të atin. Ky film është shpallur më i shikuari edhe në Turqi gjatë vitit 2019. Në të luajnë aktorë shumë të njohur si Aras Bulut Iynemli dhe Nisa Sofiya Aksongur.

Filmi i ka lënë mbresa edhe vipave me famë botërore si Georgina Rodriguez, Neymar, Dj Snake, Thalia të cilët publikuar video në rrjete sociale duke ndjekur filmin e duke ia sugjeruar edhe fansave të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco