'Shumë zhurmë për asgjë' jepet sonte online

'Shumë zhurmë për asgjë' jepet sonte online

12:35, 26/05/2020

Një tjetër prodhim i Teatrit të qytetit”Hadi Shehu”Gjakovë i vlerësuar lartë nga publiku dhe kritika me një supër inskenim nga rgjisorja Zana Hoxha do të emitohet me datë 26/05/2020 në kuadër të Kalendarit të muajit online me moton #teatrinështëpi #rrineshtepi.

Shfaqja shumë zhurmë për asgjë.

E konsideruar si një nga komeditë më të mira të Shekspirit, me plot nuanca romantike dhe situata komike, vepra vjen në skenën e teatrit nën lojën e trupës së aktorëv të teatrit “Hadi Shehu”.

Të ftuar nga Leonati, Princi i Aragonës dhe pasuesit e tij mbërrijnë në Mesinë, dhe këtu trimat e rinjë i ritakojnë dashuritë e vjetra, që do t’i shtyjë këta të rinjë të bëjnë të pamundurën të fitojnë zemrat e vajzave të reja të shtëpisë. Përplasja e personazheve karizmatike do të dhurojë një përrallë me plot kthesa që kanë për qëllim përplotësimin e dashurisë. Përmes gjetjes, ngjarja është e vendosur në kontekst me arbëreshët e Italisë, që ka përmbushur aspektin muzikor të shfaqjes....

Regjia: Zana Hoxha
Assistent Regjisor: :Butrint Pasha
Koreograf :Robert Nuha

Aktorët të cilëve ju është besuar loja për këtë shfaqje, janë: Vali Krasniqi, Vlera Pylla, Ylber Mehmeti, Besfort N Berberi, Mikel Markaj, Vlora Dervishi, Edmond Hafizademi, Valon Pallaska, Edmond Uka , Yllka Lota, Altina Kusari dhe doajeni dhe ikana e teatrit të Gjakoves Hysen Binaku.

Skenografia është realizuar nga Petrit Bakalli, kostumografe: Alma S. Krasniqi, kompozitor: Memli Kelmendi, mjeshtër vokali: Adhurim Grezda, inspicient: Arben Lleshi, ndriçues: Qendrim Rruka, pëshpëritëse: Servete Kryeziu, tonist: Artan Bishtazhini.

* Për më tepër na ndiqni ne ora 21:00 ne formatin livestream tek faqja “Teatri i qytetit Hadi Shehu” në facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco