Dialog ngjyrash, tingujsh dhe aromash në poezinë e Frederik Rreshpjes

Dialog ngjyrash, tingujsh dhe aromash në poezinë e Frederik Rreshpjes

20:37, 25/05/2020

Në shekullin XX, në poezinë shqipe bashkëkohore shfaqet emri i  Frederik Rreshpjes, modeli i shkrimit i të cilit, nga e sotmja, sipas pikëvështrimit tonë vlerësohet së bashku me dy modele të tjera shkrimi: atë të Zorbës e të Camajt dhe përcakton modernitetin e vargut shqip bashkëkohor.

Vetmia, burgosja, jetesa në një botë rraskapitëse dhe të ftohtë për njeriun, të gjitha këto kanë ndikuar në emërtimin e tij, si poet i nëmur ose i mallkuar me art. Për Kel Rreshpjen, i vëllai ishte i dashuruar me jetën. Ai luftonte që ti jepte forcë mendimit, në kërkim të një realiteti tjetër.

Frederik Rreshpja që donte të krijonte universin e tij të përkryer mes ngjyrash, imazhesh dhe ndjeshmërisë, i burgosur disa herë me motivacion “Agjitacion dhe propagandë në letërsi” vuante  për të thënë të vërtetën. Sipas Kelit, Rreshpja ngushëllohej përmes pikturave dhe qëndismave.

Letrat e cigareve ishin pergamenet e poetit. Në to, mbeten gjurmët e bardhezisë së përjetimeve pas dyerve të burgut. Rreshpja ishte mik i mirë i Kadaresë dhe Agollit.

Natyrës që Rreshpja i kushtoi vargje të tëra, i shkojnë bisedat e gjata mbi poetikën e tij.

Për studiuesen dhe profesoreshën Viola Isufaj, Frederik Rreshpja erdhi përmes një lirike brilante në letrat shqipe.

Përveç temës së melankolisë, vetmisë dhe vdekjes tek poeti dalin në pah temat e dashurisë dhe pafajsisë. Isufaj na tregon se fjalët në poezinë e Frederik Reshpjes nuk qëndrojnë thjesht për të përfaqësuar një objekt që mungon. Ka papritmas një përvojë të plotë në fjalë. Ka po ashtu, diçka sensuale, trishtim  dhe emocion.

 Dukshëm në disa poezi është përdorimi i imazheve të aromave, për të ndjellë ndjenjat e nostalgjisë dhe të sensualitetit të së shkuarës.

Poeti i kapërcen dimensionet e kësaj bote për të udhëtuar në shtigje të tjera. Ngjyrat e tij rrokin qiejt e pafundmë.

Rreshpja ka ikur e është kthyer në faqet e letërsisë shqipe. Poeti i vargjeve të lara me dritë është një shenjë, që përcakton modernitetin e vargut shqip bashkëkohor.

Për shpirtin e dritësuar të Rreshpjes dhe për kënaqësinë tonë profesoresha interpretoi disa vargje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco