Peticioni për Teatrin Kombëtar mbërrin në Kukës

Peticioni për Teatrin Kombëtar mbërrin në Kukës

15:54, 25/05/2020

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të mbetet përsëri në veri, kësaj radhe në Kukës ku do të zhvillojë peticionin për mbledhjen e firmave për rindërtimin e godinës ashtu siç ishte.

Protesta mbahet në orën 17:00, para Pallatit të Kulturës ‘Hasan Prishtina’ në Kukës dhe mbështetet nga dega e PD në Kukës.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit prej shembjes së godinës ka zhvilluar 3 protesta në Tiranë dhe 2 në Durrës e Shkodër. Kjo do të jetë e 3-ta në një qytet jashtë Tiranës por do të vijohet dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Synohet që të mblidhen firma nga qytetarë e artistë për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte ashtu siç ishte, ndërkohë ky tashmë është dhe një premtim i Bashës i cili u shpreh se kur PD të vijë në qeveri, do e ndërtojë siç ishte.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco