Galeria italiane e artit prezanton zgjidhjen për një vizitë të sigurtë, pajisja që të njofton kur ke thyer distancën sociale

Galeria italiane e artit prezanton zgjidhjen për një vizitë të sigurtë, pajisja që të njofton kur ke thyer distancën sociale

15:45, 24/05/2020

Byzylykë elektronikë po përdoren në një galeri arti në Itali si masa më e re e mbrojtjes nga koronavirusi.

Në hyrje të saj shpërndahen byzylykë që çdo vizitorë duhet ta mbajë. Teknologjia të njofton, kur je më afër se sa duhet me një person tjetër. Në këtë mënyrë mund të ruhet distanca sociale dhe galleria mund t’i mbajë dyert e hapura për të gjithë të apasionuarit pas artit.

Pajisja është e detyrueshme dhe të lajmëron nëpërmjet një drite LED dhe një dridhje.

E quajtur Fidelitas Device, ajo është shpresa e Italisë për daljen në mënyrë të sigurtë nga karantina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco