Selmani: Çmimi europian, një mundësi për promovimin e vlerave tona kulturore

Selmani: Çmimi europian, një mundësi për promovimin e vlerave tona kulturore

09:27, 21/05/2020

 

Shpëtim Selmani: Çmimi europian, një mundësi për promovimin e vlerave tona kulturore, Shpëtim Selmani, aktor dhe shkrimtar, një ditë më parë është shpallur fitues nga Kosova i çmimit Letrar të Bashkimit Europian, me veprën e tij “Libërthi i dashurisë”. 

Për herë të parë këtë vit shkrimtarëve nga Kosova u është mundësuar pjesëmarrja në këtë çmim, në mesin e shumë shkrimtarëve nga shtete tjera europiane. 

Përfshirjen e Kosovës në çmimin e Bashkimit Europian për Letërsinë, Selmani e sheh si një mundësi të mirë drejtë promovimit të vlerave kulturore të Kosovës. 

 Selmani ka thënë se është ndjerë i lumtur me marrjen e këtij çmimi. Ai shpreson se pjesëmarrja e krijuesve kosovarë në këtë garë do të këtë një efekt pozitiv dhe të hapë horizonte te reja të pikëvështrimit europian mbi Kosovën. 

“Isha shumë i lumtur dhe krenar. Mendoj se është tepër e rëndësishme dhe një mundësi e mirë drejtë promovimit të vlerave kulturore. Shpresoj që kjo gjë të ketë një efekt pozitiv dhe të hapë horizonte të reja të pikëveshtrimit evropian mbi ne”, ka thënë ai. 

Përveç që merret me prozë dhe poezi, Shpëtim Selmani është edhe një prej aktorëve më të kërkuar të skenës teatrore.  Dy profesione në të cilat ai punon vazhdimisht. 

“Teatri është punë ekipore dhe kënaqem kur gjejmë gjuhë të përbashkët, përderisa letërsia është akt vetmitar, këtu kënaqem kur merrem vesh me vetën”, ka thënë Selmani

Deri më tani Selmani ka botuar edhe librin “Shënimet e një grindaveci” dhe  “Poezi në kohën e gjakut dhe dëshpërimit”. 

Në mesin e finalistëve për çmimin e Bashkimit Europian të Letërsisë, përveç Selmanit nga Kosova këtë vit ishin edhe Azem Deliu e Majlinda Bregasi.  

 Selmani do të përfitojnë një shpërblimin prej 5.000 eurove, do të jetë edhe pjesë edhe e antologjisë vjetore të botuar nga EUPL, dhe do të promovohet edhe në panaire ndërkombëtarë të librave. 

Çdo vit shkrimtarë nga 41 vende që janë pjesë e programit “Europa kreative”, hyjnë në garë për Çmimi e Bashkimit Europian të Letërsisë. Ky çmim ndahet nga  vitin 2009 dhe nga 11 edicion të tij kanë dalë 122 fitues.  


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco