Teatri ‘Migjeni’ në Shkodër, protestë në heshtje ndaj prishjes së TK

Teatri ‘Migjeni’ në Shkodër, protestë në heshtje ndaj prishjes së TK

18:04, 20/05/2020

Artistë të rinj të teatrit “Migjeni” në Shkodër kanë zhvilluar një protestë të heshtur duke kundërshtuar prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Të rinjtë mbajnë në duar mbishkrime ku thuhet “Teatri është shtëpia ime”, “Unë jam teatri”, “Shembët godinën, por jo teatrin”, “Jetojmë për lirinë”, “Dhuna nuk më përfaqëson”, “Unë jam grushti i fortë i munguem i Migjenit”, “Jo diktaturës”, “Zgjohu”.

Ndërtesa e Teatrit Kombëtar u shemb mëngjesin e së dielës së shkuar rreth orës 04:20 minuta mes protestave të shumta të artistëve, të cilët kanë qëndruar pranë Teatri për 27 muaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco