Ministria e Kulturës dhe Universiteti i Prishtinës nënshkruajnë marrëveshje për Muzeun e Natyrës

Ministria e Kulturës dhe Universiteti i Prishtinës nënshkruajnë marrëveshje për Muzeun e Natyrës

18:54, 18/05/2020

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj  kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për Muzeun e Natyrës.

Për muzeun i cili është duke u ndërtuar, Dumoshi tha se që përpos që do të shërbejë si muze, do të ketë edhe pjesën e edukimit për profesorët dhe studentët që do të merren me punën për natyrën.

Përpos kësaj ajo tha se për këtë ditë kanë punuar një dokumentarë ku janë prezantuar muzetë e Kosovës.

“Kjo ditë është e rëndësishme për ne. Gjithashtu kemi punuar edhe dokumentar ku kemi prezantuar muzetë duke filluar Prizren, Kalanë, Hamamin, pastaj muzeun “Emin Gjiku”,  “Ibrahim Rugova” etj. Ne do të vazhdojmë me këto dokumentare në muze dhe do t’i përkthejmë në gjuhën angleze ku vizitorët të njoftohen me pasurinë e trashëgimisë tonë  kulturore”, tha Dumoshi. 

Ndër të tjerash ajo shpalosi edhe projektet tjera si të rinovimin e Muzeut “Emin Gjiku” dhe finalizimin e marrëveshjes me komunën e Prizrenit për muzeun e filigranëve. Në fazën e dytë të lirimit të masave parandaluese, nga sot janë hapur galeritë dhe muzetë për vizitorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco