Dita e Muzeve/ Serbia të kthejë thesarin e grabitur të trashëgimisë kulturore të Kosovës

Dita e Muzeve/ Serbia të kthejë thesarin e grabitur të trashëgimisë kulturore të Kosovës

11:42, 18/05/2020

Jahja Drancolli ka thënë se Serbia duhet të kthejë sa më shpejtë thesarin e grabitur të Trashëgimisë Kuluturore të Kosovës, raporton Syri.net Kosova.

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, Drancolli është shprehur se Kosova duhet ta rrisë fushatën e saj për të siguruar kthimin e objekteve të rëndësishme kulturore që u plaçkitën jo vetëm nga Muzeu i Kosovës, para, gjatë dhe pas luftës 1989-1999, të cilat edhe sot e gjithë ditën mbahen në Beograd.

Sipas tij, koleksioni i grabitur përmban rreth 677 objekte arkeologjike.

“Koleksioni i grabitur përmban rreth 677 objekte arkeologjike të luajtshme, të cilat sipas Serbisë janë “huazuar” nga Galeria e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Serbisë në vitin 1999 për ekspozitën “Thesari Arkeologjik i Kosovës”, si dhe 571 artefakte etnologjike. Përveç kësaj, një numër i madh i objekteve janë plaçkitur edhe nga muzetë e qyteteve të tjera të Kosovës”, shkruan Drancolli.

“Është e njohur nga historia se, plaçkitja e një trashëgimie kulturore kombëtare ka për synim për të mohuar identitetin e një kombi, si dhe lëndimin e shpirtit të tij duke e privuar nga mundësia për të shprehur identitetin kulturor - kombëtar. Megjithatë, edhe ata që kanë plaçkitur thesarin kulturor, që përcakton identitetin kombëtar të të tjerëve, gjithësesi duhet ballafaqohen me ligje ndërkombëtare që i referohën jo vetëm mbrojtjës së trashëgimisë kulturore, por dhe ligjeve që i referohën rrezikimit të një komunitetit të cakatuar shoqëror. Aq më tepër, kjo plaçkitje e thesarit muzeor të Kosovës nga Serbia përveç objektivit, që të privonte Kosovën nga ndjenja e identitetit kombëtar, ajo synonte përvetësimin e trashëgimisë historike të tjetrit për të treguar kështu dominimin e vet (serb) karshi kontinuitetit iliro-arbëror-shqiptar të zhvilluar gjatë shekujve në arealin e Kosovës, rast ky unik në botë!”, shton tutje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco