Shfaqet sonte drama 'Martir' nga teatri 'Hamdi Shehu'

Shfaqet sonte drama 'Martir' nga teatri 'Hamdi Shehu'

10:18, 18/05/2020

Një tjetër prodhim i Teatrit të Qytetit ”Hadi Shehu” Gjakovë i vlerësuar lartë me një super inskenim kamertal nga regjisori Fatos Berisha do të emitohet sonte,  në kuadër të kalendarit të muajit maj me moton #teatrinështëpi #rrineshtepi

"Martir" është dramë e shkruar nga :
Marius von Mayenburg dhe e inskenuar ne formë kamertale.

Regjisori Fatos Berisha, jeton dhe vepron në Prishtinë dhe Tiranë,shkollimin universitar kreu në Universitetin e Prishtinës, ndërsa në vitin 2000 ishte në Rezidencën ndërkombëtare për regjisor në Royal Court Theatrë në Londër. Në shfaqjet e tij të punuara në 3 vitet e fundit ‘Shopping and Fucking’ nga Mark Ravenhill, ‘#2015’ (Kjo është rinia jonë) nga Keneth Lonergan, 'Psikozë n'4:48' nga Sarah Kane dhe 'Armiku i popullit' nga Henrik Ibsen përpunuar nga Arthur Miller, trajton autorë bashkëkohorë dhe tema sociale...

* MARTIR -Drama kontraverse ‘Martyr’ nga autori gjerman Marius von Mayenburg flet për jetën e një djali të ri Benjamin Sinclair që përqafon fundamentalizmin e krishterë, duke i turbulluar jetët e të rriturve të pafuqishëm rreth tij.Si një bombë me sahat, tregimi i Benjamin-it është shqetësues për publikun. Por, njëkohësisht edhe tregim sfidues dhe tërheqës, jo vetëm për audiencën e re, dhe reflekton më së miri konfuzionin e botës sot, ku presioni i të qenit politikisht korrekt, tolerant ndaj paragjykimeve ndeshet me debatin e pafund rreth religjionit, dogmës dhe shkencës.Drama e Mayenburg-ut nuk është vetëm një thumbim cinik për fobinë ndaj radikalizmit fetar në botën perendimore. Drama në mënyrë groteske shpalosë frikën universale nga ‘të tjerët’, si një konstante e pavetëdijshme të shoqërive që supozohen të jenë tolerante...

Assistent regjie: Butrint Pasha
Përkthyer prej origjinales nga Lekë Berisha

Me aktorët:
Besfort Berberi,Vlera Pylla,Edmond Hafizademi,Buajr Ahmeti,Muradije Muriqi,Arbies Komoni,Ylber Mehmeti,Yllka Lota,Myrvete Kurtishi dhe Ahmet Bakija
Skenografia:Petrit Bakalli
Kostumet:Kasim Qerkezi
Muzika e formuluar nga vet regjisori :Fatos Berisha.

Për më tepër na ndiqni ne ora 21:00 ne formatin livestream tek faqja “Teatri i qytetit Hadi Shehu” në facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco