Çdo vit në mbarë botën, 18 maj shënohet si Dita Ndërkombëtare e Muzeve, me qëllim të vetëdijesimit rreth rëndësisë së muzeve në zhvillimet shoqërore.
Kjo ditë shënohet që nga viti 1977 dhe është themeluar nga Këshilli Ndërkombëtar të Muzeve.
Tema e caktuar për këtë vit është ”Muzetë për Barazi: Diversitet dhe gjithpërfshirje”.
Muzeu i Kosovës i cili hapet sot, pas mbylljes më se dy mujore për shkak të COVID-19, 18 majin do ta shënojë me ekspozitën virtuale, “Muzeu im” e cila hapet sot.
Ekspozita virtuale, “Muzeu im” është përgatitur me punime, vizatime e fotografi të dërguar nga qytetarët në adresë të Muzeut të Kosovës.
Dita Ndërkombëtare e Muzeve organizohet nga Këshilli Ndërkombëtar të Muzeve (International Council of Museums) që nga viti 1977, çdo vit me 18 maj.
Çdo viti Këshill i Muzeve cakto një temë të veçantë për shënimin e kësaj diteëe ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për muzetë si institucione të rëndësishme për shkëmbime e bashkëpunime kulturore.
© SYRI.net