Aktori Romir Zalla: Teatri Kombëtar ishte ngrehina e fundit e dinjitetit njerëzor, të qendrojmë!

Aktori Romir Zalla: Teatri Kombëtar ishte ngrehina e fundit e dinjitetit njerëzor, të qendrojmë!

20:13, 17/05/2020

Prishja e dhunshme e Teatrit Kombëtarka indinjuar pjesë dëruese të artistëve, të cilët ndihen në dhunuar, të poshtruar apo të tradhtuar nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, të cilatë cilësohen si përgjegjësitë kryesorë të kësaj dhune të paprecedent.

Mes protestuesve, isshte edhe aktori i njohur i humorit, Romir Zalla. Në një prononcim të dhënë  nga ky i fundit, aktori ka deklaruar se ky teatër ishte ngrehina e fundit e dinjitetit njerëzor dhe se qytetarët duhet të vazhdojnë të protestojnë për atë që ndodhi.

“Nuk kemi humbur asnjë betejë, fakti që njerëzit janë këtu, nuk janë se i kam sjellë unë, vijnë sepse e ndjejnë se e kanë kuptuar që lufta aty nuk ishte thjesht për metra trualli, llac e tulla dhe përplasje estetiko-kulturore mes komunitetit të artistëve. Qëndresa është për faktin se teatri ishte ngrehina e fundit e dinjitetit njerëzor, të mos e humbim edhe atë shpirtëror”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco