Peticioni/ Ndrenika dhe 'Portokallia': Të prishet Teatri Kombëtar

Peticioni/ Ndrenika dhe 'Portokallia': Të prishet Teatri Kombëtar

20:07, 15/05/2020

Një grup aktorësh dhe regjisorësh, kryesisht pjesë e trupës së 'Portokallisë' në Top-Channel por ku nuk mungojnë as emra si Robert Ndrenika, Luftar Paja, Viktor Zhusti, etj, kanë bërë një peticion drejtuar Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ku kërkojnë që politika të mos përfshihet në projektin e Teatrit të ri Kombëtar.

Sipas tyre, Teatri Kombëtar nuk është “Astiri” dhe skena kombëtare nuk është “tokë e xanun”!

Teksti i plotë i peticionit:

Ne aktorët, regjisorët dhe përfaqësuesit e artit skenik shqiptar, detyrohemi sot të rimerremi me një debat të shterruar plotësisht, të cilin nga ana jonë e konsiderojmë të mbyllur me sukses në emër të interesit kombëtar dhe të interesit të komunitetit tonë! Me anë të këtij peticioni publik, nuk duam të flasim më për nevojën e lashtë që komuniteti ynë ka për një Teatër të ri Kombëtar, modern dhe bashkëkohor, i cili duhet të ndërtohet pa asnjë diskutim në truallin e kompleksit ekzistues, sepse ai truall ka qenë, është dhe duhet të mbetet trualli material e shpirtëror i komunitetit tonë në breza. 

Me këtë peticion ne kërkojmë që politika e të gjitha anëve, të mos na bëjë as ne, as projektin e Teatrit të ri Kombëtar, pjesë të lojës apo çorbës së saj. Ne Ju drejtohemi me kërkesën publike që të ndaloni menjëherë politizimin e mëtejshëm të kësaj çështjeje! Ne duam të ndajmë me Ju dhe publikun shqiptar, bindjen tonë se kushdo që do të përpiqet ta përdorë më tej emrin dhe skenën e Teatrit Kombëtar për teatro të natyrave të ndryshme, pa asnjë lidhje me teatrin tonë, nuk do as të mirën e kulturës shqiptare, as të mirën e Teatrit Kombëtar dhe as të mirën tonë jo dhe jo! 

Ju lutemi na mirëkuptoni, por durimi ynë ka sosur dhe nuk përballojmë dot më as edhe një kokërr loti krokodili në mexhelis për teatrin tonë! 50 vjet në atë ndërtesë-karantinë dhe të harruar nga politika na dalin e na teprojnë! Ne dhe brezat e aktorëve e regjisorëve pas nesh meritojmë një Teatër dinjitoz, që të na shërbejë jo vetëm neve, por edhe publikut teatërdashës, që nuk mund të vazhdojë të ndjekë edhe për 50 vjet të tjera teatrin politik me Teatrin Kombëtar, në vend të shfaqjeve tona.

Ndaj, të nderuar zotërinj, kërkojmë nga Ju të mos përziheni më me nevojën urgjente që ka komuniteti ynë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar! Sepse boll dekada janë djegur duke pritur që të merreni vesh Ju me njëri-tjetrin për zgjidhjen e këtij halli jetik për ne. Keni boll punë të tjera edhe më të mëdha, prandaj me konsideratën më të lartë, ne Ju kërkojmë të mos kërkoni tek Teatri Kombëtar as punë dhe as masha për këtë punë!  

Kryeministri Rama le të merret me Armikun e Padukshëm, Lulzim Basha le të merret me Ramën, Presidenti Meta le të merret me Kushtetutën, ndërsa ne të mos merremi më nëpër këmbë me ose pa dashjen Tuaj! 

Sa për ata pak kolegë dhe "kolegë" që mendojnë se kanë marrë përsipër të mbrojnë godinën, shumicën e të cilëve nuk i njohim kush janë apo disa i kemi edhe miq (pavarësisht se nuk e gjejmë dot mbi çfarë karriere skenike kanë monopolizuar dhe devijuar totalisht kauzën tonë), ne kemi lutjen publike që të ndahen nga politikanët! Sepse Teatri Kombëtar nuk është “Astiri” dhe skena kombëtare nuk është "tokë e xanun"!

Historia e Teatrit Kombëtar nuk shkruhet tek dera e godinës, po në qendër të skenës! 

Duke ju uruar suksese në punën Tuaj dhe shëndet në familjet Tuaja, urojmë që të mos e konsideroni këtë thirrje publike si një letër më shumë pa përgjigje.  Me respekt, 

Emrat e firmëtarëve:

Robert Ndrenika
Luftar Paja
Viktor Zhusti
Artan Imami
Spiro Duni
Leka Bungo
Altin Basha
Arben Derhemi
Pellumb Kulla
Arben Kumbaro
Marjana Kondi
Zamira Kita
Helidon Fino
Ema Andrea
Hervin Culi
Luli Hoxha
Laert Vasili
Salsano Rrapi
Gazmend Paja
Lulzim Zeqja
Genc Shkodrani
Gjergj Mena
Sonila Kapidani
Iliriana Basha
Marin Orhanasi
Iliriana Basha
Bajram Dosti
Ledio Lako
Jonida Beqo 
Josif Sina
Aleksander Grami
Eriola Kakeli
Erblin Bajko
Edvin Mustafa
Laejda Hajdari
Jorkë Brokaj
Jaho Guma
Roland Saro
Edmond Rrapi
Kozeta Kurti
Kristo Cala
Albana Perhati
Dervish Biba
Armela Demaj
Algiona Aga
Alex Seitaj
Genti Deçka
Donald Shehu
Klesta Shero
Roerd Toçe
Amri Hasanlliu
Andon Koço
Laid Ymeri
Besart Cani
Afrim Agalliu
Artan Islami
Margent Caushi
Agron Hamo
Artur Dhamo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco