Muzika italiane në zi/ Vdes në moshën 48 vjeçar pianisti i njohur që nuk ndaloi kurrë së buzëqeshuri

Muzika italiane në zi/ Vdes në moshën 48 vjeçar pianisti i njohur që nuk ndaloi kurrë së buzëqeshuri

12:31, 15/05/2020

Muzikanti i njohur italian Ezio Bosso ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Bolonjë.

Dirigjent, kompozitor dhe pianist bëri histori në muzikën italiane.

Por një sëmundje e rëndë e detyroi të tërhiqej nga skena në shtator të 2019 kur deklaroi: Nuk mund të luaj më.

Image

Anëtarët e familjes ju kanë kërkuar të  gjithëve që të respektojnë privatisënë e tij në këto momente personale dhe intime. 

Funerali do të zhvilohet në masa rreptësishtë private.

Image

Një muzikant jashtëzakonisht i talentuar ai u  bë i njohur për një publik  të gjërë në vitin 2016 kur Carlo Conti e ftoi atë në Festivalin e Sanremos si i ftuari i nderit.

Po kush ishte Ezio Bossi që njihet si muzikanti që nuk reshti asnjëherë së buzëqeshuri?

Bosso lindi në Torino më 13 shtator 1971.

Ai u dashuria me muzikën kur ishte vetëm 4 vjeç dhe debutimin e tij të si solist e kishte në moshën 16 vjeçare.

Në vitet ’90 Bosso u bë i njohur dhe i vlerësuar dhe jashtë kufijve të Italisë.

Ai dha koncerte në të gjtihë botën: Nga Shtëpia e Operës në Sidnej në Carnegie Hall  Colon në Buenos Aires.

Ai drejtoi Orkestrën Simfonike në Londër, Orkestrën e Akademisë Nazionale  Santa Cecilia,  Filamornica '900  ndërsa në vitet  2017 dhe 2018 ishte drejtor i Teatrit të Operas 'Giuseppe Verdi' në Trieste etj.

Në vitin 2011 u operua nga një tumor në tru dhe pas këtij operacioni ai u diagnostikua me një sëmundje neurodegenerativa të pashërueshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco