SKANDALI/ Kryetarja e Komitetit të Koronavirusit do votojë për shembjen e Teatrit

SKANDALI/ Kryetarja e Komitetit të Koronavirusit do votojë për shembjen e Teatrit

16:46, 14/05/2020

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të përdorë Këshillin Bashkiak për t’i hapur rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar.

Por ndërkohë, në mesin e anëtarëve të këtij këshilli, që pritet të vendosin me votë për prishjen e ndërtesës ikonë të Tiranës do jetë edhe Mira Rakacolli (Kapisyzi), zëvendësministrja e Shëndetësisë.

Paradoksi qëndron te fakti se Rakacolli është edhe drejtuesja e Komitetit Teknik për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

Emri i saj u publikua nga kryeministri Edi Rama pas shumë insistimesh nga media dhe opozita.

Megjithatë, fakti që një zëvendësministre drejton një task-forcë ekspertësh, u prit me kriticizëm.

Tani ajo do jetë pjesë e grupit që do ngrejë kartonat për të votuar një nga vendimet më skandaloze në historinë e Tiranës si kryeqytet.

Ky vendim po merret në kohën kur vendi është në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Image

https://portavendore.al/bashkia-tirane/pasaporta-e-bashkise-tirane/anetaret-e-keshillit-bashkiak/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco