Tri filma të Kosovës vlerësohen në festivalin 'goEast' të Gjermanisë

Tri filma të Kosovës vlerësohen në festivalin 'goEast' të Gjermanisë

12:58, 12/05/2020

"Tjetër lajm i mirë nga kinematografia vendore. Tri filma të Kosovës shpërblehen në festivalin “goEast” të Gjermanisë, - njoftoi sot kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. - “Në mes”, nën regji të Samir Karahodës, të hënën ka marrë Çmimin kryesor në kategorinë e filmave të shkurtër në Festivalin e Filmit të Evropës Qendrore dhe asaj Lindore “goEast” në Wiesbaden të Gjermanisë.

Dokumentari në zhvillim i More Raçës, “Home is where the films are” është shpërblyer me grantin për hulumtim “Renovabis Research Grant”, kurse filmi i metrazhit të gjatë “Zana“, nën regji të Antoneta Kastratit, ka marrë çmimin e televizionit “3sat”.

Si insitucion publik, jemi të lumtur t’i mbështesim dhe ndihmojmë artistët tanë që me sukseset e tyre po e vendosin Kosovën në hartën botërore të ngjarjeve të mëdha të artit e kulturës. Urime dhe suksese të vazhdueshme të gjithëve!" përfundon Ahmeti.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco