'Figura pranë Ramës dhe PS janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar'

'Figura pranë Ramës dhe PS janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar'

20:17, 10/05/2020

Regjisori Robert Budina ka deklaruar se figura pranë PS dhe kryeministrit Edi Rama janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

I ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, Budina tha se këta persona ua kanë thënë privatisht që janë me ta. Ndërkohë, regjisori, u bëri thirrje që duhet të dalin dhe ta thonë publikisht idenë e tyre për të mos shembur TK.

“Ne kemi edhe njerëzit që janë afër tyre që personalisht na i kanë besuar. Unë gjej rastin që ta bëj publike dhe tua them. Ato që na keni thënë privatisht, ju lutem dilni dhe thuajini publikisht. Janë njerëz të PS dhe që janë afër kryeministrit. Tani është momenti që këta njerëz të dalin dhe ta thonë. Janë me ne, nuk janë për shembjen. Na e kanë thënë në raport personal, ‘ne e kemi thënë fjalën tonë aty ku duhet’.

Tani nuk mjafton që të thuash fjalën tënde aty ku duhet përderisa mua nesër mund të vijë tanku dhe të më shtypë. Përderisa ti në ndërgjegjen tënd mund të kesh bërë një krim, në momentin që nuk marrë një vendim aty ku duhet. Ti duhet të kesh kurajon, jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e tu që të mos i rrisësh në gënjeshtër. Tani është momenti i së vërtetës, është momenti që duhet të dalin”, tha Budina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco