Qeveria i kalon Teatrin Kombëtar bashkisë/ Aktori, Ramës: Teatri është varri yt, pleh

Qeveria i kalon Teatrin Kombëtar bashkisë/ Aktori, Ramës: Teatri është varri yt, pleh

20:04, 08/05/2020

Kur e gjithë vëemndja është te Koronavirusi, në një mënyrë të pabesë dhe të papritur, qeveria ka botuar ditën e sotme vendimin për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës pasi ka qenë në pronësi të Ministrisë së Kulturës.

Siç shihet në dokumentin e mëposhtëm, pas këtij akti, qeveria i jep dritën jeshile bashkisë për të ndërtuar godinën e re të Teatrit dhe duke prishur aktualin që prej më shumë se dy vjetësh po mbrohet 24 orë nga artistë dhe qytetarë.

Pas këtij akti reagon aktori Neritan Liçaj, i cili ka edhe një paralajmërim për kryeminsitrin Edi Rama.

"Ja çfarë bën palacoja kryeministër në kohë pandemie...do të marrin Tk...por bujrum kur të duash kerme do të të përgjigjemi edhe më fort se në 24 Korrik.
Teatri është varri yt pleh", shkruan Liçaj në reagimin e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco