Berisha: Drita u shua për Maks Velon, piktorin, arkitektin, intelektualin e shquar!

Berisha: Drita u shua për Maks Velon, piktorin, arkitektin, intelektualin e shquar!

10:32, 08/05/2020

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shprehur dhimbjen e tij sot për ndarjen nga jeta të intelektualit të shquar Maks Velo. Në një mesazh në Fb, të nisur me fjalët “drita u shua për Maks Velon”, Berisha shkruan:

“Maks Velo, piktori dhe arkitekti i mirënjohur, intelektuali i shquar që sakrifikoi vite në burgjet e diktaturës për të qënë vetja e tij, mbylli sytë përgjithmonë.

Me këtë rast i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të tij dhe lutem që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar. Ngushëllime!”

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco