Filmi australian që e parashikoi 3 vjet më parë saktësisht koronavirusin

Filmi australian që e parashikoi 3 vjet më parë saktësisht koronavirusin

19:08, 07/05/2020

Një film australian për një burrë me koronavirus, i cili karantinohet në shtëpi, duket se ka parashikuar pandeminë e koronavirusit 3 vjet më parë.

Filmi i pavarur ‘Cooped Up’ është kategorizuar si një komedi romantike në vitin 2016, kur dhe u publikua, por paralelizmi që shohim tani po e shndërron në një thriller.

Në film një djalë infektohet nga një ‘koronavirus lakuriqi nate’ gjatë një udhëtimi në Kinë dhe detyrohet të vetizolohet në shtëpinë e fëmijërisë në Sydney për 21 ditë.

Gjatë kësaj kohe ai bie në dashuri me epidemiologen që e viziton duke veshur pajisje mbrojtëse shumë të ngjashme me ato që po përdor bota tani.

Ngjashmëria e frikshme me situatën e tanishme ka bërë që filmi të fitojë popullaritet.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco