‘Virus’, filmi kosovaro-italian që kishte parashikuar ardhjen e një virusi vdekjeprurës

‘Virus’, filmi kosovaro-italian që kishte parashikuar ardhjen e një virusi vdekjeprurës

19:34, 05/05/2020

Ardhja e pandemisë “COVID-19” ka sjell edhe teori të ndryshme të filmave të ndryshëm që kishin parashikuar ardhjen e viruseve të ndryshme në botë

I tillë është edhe filmi “Virus: Extreme Contamination” një produksion kosovaro-italian i cili ishte shfaqur para tri viteve në Kosovë.

Edhe pse filmi nuk ka shumë lidhje me pandeminë e tanishme megjithatë është një paralajmërim për një virus që mund të vije në Botë.

Në këtë rast, virusi që trajtohet në këtë film vije nga një kometë e cila bie në një mal të Kosovës dhe se për të zbuluar më shumë për të vinë disa shkencëtarë nga Italia.

Kometa bie afër në një baze ushtarake dhe lëshon një virus i rrëzikshëm ku njerëzit i shndërron në kreatura të rrëzikshme, në formë zombie.

Megjithëatë janë disa skena në këtë film që ngjasojnë me skenat e sotme e që janë malet e pabanuara me njerëz që ngjasojnë me vetizolimin e njerëzve.

Filmi bazohet në tregimin e shkurtër “The Colour Out of Space”, një tregim i shkurtër horror i shkruar nga shkrimtari amerikan H.P Lovecraft në marsin e vitit 1927.

Filmi është një bashëpunim mes Italisë dhe Kosovës, konkretisht Filmon Aggujaro dhe H.H. Kosovafilm.

Regjia e këtij filmi është bërë nga Domiziano Delvaux Cristopharo, skenari Antonio Tentor, ndërkaq muzika Antony Coia.

Në rolet kryesore të këtij filmi paraqiten: Halil Budakova, Michael Segal, Edi Lushi, Çun Lajçi, Vilson Spaqi, Rimi Beqiri, Bim Hoti, Merita Budakova, Adrian Vila, Faik Gashi, Avni Lushtaku, etj.

Po ashtu në këtë film luan edhe aktorja e njohur italiane Paola Barale, e cila ka të marra edhe çmime të ndryshme ndërkombëtare./Express/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco