Jepet komedia 'Zëra pas skene', nga teatri “Hadi Shehu” Gjakovë

Jepet komedia 'Zëra pas skene', nga teatri “Hadi Shehu” Gjakovë

10:52, 05/05/2020

Sonte, 5 maj, në ora 21:00 një tjetër shfaqje e zhanrit komedi, prodhim dhe realizim teper i suksesshëm i Teatrit “Hadi Shehu” Gjakovë - “Zëra pas skene”.

Ky tekst i Michael Frayn, nga anglishtja është përkthyer nga Shkelzen Berisha ndërsa vjen nën regjinë e regjisorit Ilir Bokshi i cili solli në skenë aktorët si: Myrvete Kurtishi, Edmond Hafizademi, Bujar Ahmeti, Vlera Pylla, Valon Pallaska, Yllka Lota, Ylber Mehmeti ,Altina Kusari dhe Besfort Berberi.

Asistent i regjisë Butrint Pasha, skenografinë e ka përgatitur Petrit Bakalli, kostumografinë Valmira Rrahmani ndërkaq muzikën Artan Kastrati.

Në këtë shfaqje Frayn luan me konceptin e “shfaqjes brenda shfaqjes”, që në këtë rast shfaqja në shfaqje quhet “Asgjë Veshur” – një lloj shfaqje në të cilën vajzat e reja vrapojnë rrotull në të brendshmet e tyre, meshkujt e moshuar lëshojnë pantallonat dhe shumë dyer që hapen e mbyllen. “Asgjë Veshur” është e vendosur në një mulli të shekullit të XVI-të që është shndërruar në një vendqëndrim modern në të cilën kërkohen qiraxhinj. Autori fiktiv i kësaj shfaqje quhet Robin Housemonger. Në të dy aktet shfaqja “Zërat Pas Skene” përmban në vete një shfaqje të aktit të parë të shfaqjes “Asgjë Veshur”

Shumica e komedisë shpaloset nga variacione të ndryshme në secilin version, ku kaosi i jashtë skenës ndikon në shfaqjen brenda skenës, me një numër të madh të telasheve. Dallimi dhe kontrasti i këtyre aktorëve/personaliteteve brenda dhe jashtë skenës është po ashtu një burim i një çrregullimi jashtëzakonisht komike.

Për të ndjekur lojën briliante të aktorëve në shfaqjen "ZËRA PAS SKENE" në regjinë e Ilir Bokshit, na ndiqni sonte në ora 21:00 në formatin livestream tek faqja “Teatri i qytetit Hadi Shehu” në facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco