Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht!

Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht!

11:02, 04/05/2020

Sonte, në ora 21:00, në kuadër të kalendarit online të përbashkët të teatrove, në formatin online / livestream vjen shfaqja “Erdhi Godoja” nga Daniel Cruson, me regji nga Shkelzen Berisha, një super prodhim i Teatrit të Gjilanit, njofton Ministria e Kulturës, Rinisë se Sportit.

Në shfaqje luajnë: Avni Shkodra, Gani Rrahmani, Tringa A. Hasani dhe Njomëza Kalaveshi.

Skenografia: Bekim Korça
Muzika: Florim Gagica
Dritat: Fatmir Halili

Në këtë shfaqje tregohet historia e dy njerëzve pa ndonjë destinacion të qartë jetësor vetëm sa për t’i bërë aktive jetët e tyre, të cilët arsyetohen se janë në pritje të shpëtimtarit të tyre, që edhe kur ju vjen, ata dështojnë ta kuptojnë atë që kanë pritur tërë jetën – domethënien. Katër aktorë do të përjetojnë fijen që lidh jetët e përditshme me situata mbushur me varietete spektakli skenik, për gjetjen e përgjigjeve të shumë pikëpyetjeve shpirtërore, materiale dhe intelektuale, do të japin një pamje të përthellë të dualitetit të natyrës njerëzore.

Shfaqja është shpërblyer me çmimin e mediave në Festivalin e Teatrove në Ferizaj.

Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco