17 vite pa Robert Shvarc/ Vasili: Fjala e latuar poetike gdhendi poezinë e tij

17 vite pa Robert Shvarc/ Vasili: Fjala e latuar poetike gdhendi poezinë e tij

18:41, 25/04/2020

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka kujtuar në 17 vjetorin e ikjes nga kjo botë, përkthyesin e njohur Robert Shvarc.

Robert Shvarc 17 vjet më parë niste një rrugë tjetër, larg frymorëve të tokës drejt përjetësisë.

Fjala e latuar poetike gdhendi poezinë e tij dhe rigdhendi letersinë botërore në përkthime që të lënë pa frymë.

Të pijmë një kalvados dhe të lexojme poezinë e tij të thellë, të pangopur me figuracion dhe me ndjenjë të pamatë!

KA KOHË QË YJET S’ULEN PËRMBI TOKË…

Ka kohë që yjet s’ulen përmbi tokë,

ka kohë që njerëzit s’rrijnë me krye përpjetë

tue pritë me u ra ndër dhambë kafshat’e shkretë –

dhe vjershat janë lirue: pesë groshë një okë…

Me duer ndër xhepa poetët trokë

shetisin rrugve t’errta, krejt të qetë;

askush s’i nget, askush s’po don me i pyetë

ç’ka kanë në zemër e ç’ka kanë në kokë…

Urdhno, zotni, pak dritë n’mos daç errsinë!

Pesë groshë një okë . – Nji andërr e tanë rinije!

Tridhet vjet – e tridhet okë dashnije!

Urdhno, zotni, nji kangë për njerëzinë!

Pesë grosh nji okë – nji jetë e tanë dlirsije!

Tridhet vjet – e tridhet okë marrije!…

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco