Artisti Hasib Karaçi me klarinet interpreton himnin rom në Ditën Ndërkombëtare të Romëve

Artisti Hasib Karaçi me klarinet interpreton himnin rom në Ditën Ndërkombëtare të Romëve

12:58, 08/04/2020

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Romëve.

Por, për shkak të pandemisë që ka përfshirë edhe Kosovën, kjo ditë si duket do  kalohet pa ndonjë aktivitet, shkruan Syri Kosova.

Mirëpo, artisti që i takon këtij komuniteti, Hasib Karaçi, ka zgjedhur një mënyrë interesante se si ta shënojë këtë ditë.

Ai në llogarinë e tij në Facebook ka hedhur një video ku shihet duke e interpretuar me klarinet himin rom.

Edhe ky përvjetor sipas Karaçit po e gjen këtë komunitet me një respekt jo të duhur të të drejtave të tyre.

Kujtojmë që artisti në fjalë ka diplomuar në vitin 2019 në Akademin e Arteve në UP dhe ka trashëguar pasionin për muzikë nga familja e cila prej 4 gjeneratash merret me kultivimin e kësaj dege.

Po ashtu, artisti në fjalë vitin e kaluar DNR e festoi me një koncert që e kishte mbajtur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco