Kush është fotografi shqiptar që pushtoi sot faqet e para të 'New York Times' dhe 'Washington Post'

Kush është fotografi shqiptar që pushtoi sot faqet e para të 'New York Times' dhe 'Washington Post'

16:50, 07/04/2020

Tregu i Kombinatit u cilësua si shumë problematik javën e kaluar, pasi qytetarët nuk respektuan masat e ndërmarra ndaj COVID-19.

Bashkia vendosi t’i përforcojë këto masa. Sot, hyrja dhe dalja nga tregu i fruta- perimeve të Kombinatit bëhet vetëm nëpërmjet tunelit të dezinfektimit ndërsa kush hyn brenda nuk lejohet pa maskë.

Kjo masë “ekstreme” rezultoi e dobishme, pasi situata u disiplinua. Pamjet u shpërndanë ne te gjithe vendin nepermjet mediave, por “fama” kaperceu se shpejti edhe kufijte.

Nje fotografi e shkrepur nga fotoreporteri i talentuar i “Reuters”, Florion Goga u publikua sot ne faqet e para te “New York Times” dhe “Washington Post”, dy gazetat me te njohura ne SHBA.

Fotografia ku duket nje vajze duke hyre ne tunelin e dezinfektimit ne tregun e Kombinatit, u klasifikua gjithashtu nga “The Guardian” ne fotot me te bukura te javes ne Europe. Shkrepjet e Florit jane perdorur me heret edhe nga media te tjera te njohura si “Financial Times” e “La Stampa”.

Pak kohe me pare, i riu shqiptar ishte ne kufirin greko-turk per te dokumentuar per “Reuters”, dramen e refugjateve siriane, te cilet u dhunuan ne te dy anet e kufirit.

 

Ai ishte ndër reporterët e parë që mbërriti në rrënojat e Durrësit pas tërmetit fatal të nëntorit të kaluar. Në Shqipëri, Goga ka punuar rreth 5 vite si fotograf i të përditshmes “Mapo”. /GSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco