Kënga më patriotike që duhet të këndohet nga të gjithë sot: Leni nejat, odat, mbledhjet!

Kënga më patriotike që duhet të këndohet nga të gjithë sot: Leni nejat, odat, mbledhjet!

09:29, 07/04/2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka bërë këtë thirrje të veçantë sot, qytetarëve të Kosovës.

Qytetarë të dashur!

Kënga më patriotike që duhet të këndohet nga të gjithë sot pa marrë parasysh etninë e ngjyrimet politike, fetare, racore është zbatimi i rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Leni nejat, odat, mbledhjet!

Ju lutemi ti përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe Familjet e Juaja!

Të nderuar familjarë të të moshuarve:
Ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!

Në Evropë kanë vdekur më shumë se 50.000 njerëz!

Në Prishtinë, po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes.
Grumbuj të njerëzve gjithandej vendit që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve!

Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet!

Profesionistë shëndetësor në të gjitha institucionet e Kosovës:
Kujdes gjatë vizitave me pacient! Merrni masa mbrojtëse sikur të gjithë të jenë potencialisht pozitiv!

Virusi nuk ka këmbë! Mos ia jepni këmbët ju! Ju lutemi!

Shikoni ju lutem valën epidemike në shtetet e Europës, veni gishtin në kokë dhe mendoni. Mos pengoni ekipet e Institutit me pyetje të cilat i keni mësuar tashmë nga rekomandimet e Instituti Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Na ndihmoni ta kryejmë punën sublime dhe mundohuni të zbatoni secili detyrën e juaj duke ruajtur shëndetin tuaj. Ju kemi lënë të pushoni dhe jo secili të marr detyrën e epidemiologut duke pyetur detaje, duke u munduar të rikonstruktojnë çdo vatër infeksioni, duke u zhytur në kurreshtjen e njohjes së çdo procedure të hulumtimit.

Pushoni dhe vetëm pushoni që të na lini të punojmë!
Ju gjendeni në shtëpitë e juaja me familiar. Ne gjendemi në punë pa orar nga 15-20 orë! Për ju! E ju për ne:

JU LUTEMI QËNDRONI NË SHTËPI!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco