U transmetua 2 vite më parë në ‘Netflix’, seriali që parashikoi hap pas hapi Koronavirusin po i shokon të gjithë

U transmetua 2 vite më parë në ‘Netflix’, seriali që parashikoi hap pas hapi Koronavirusin po i shokon të gjithë

18:51, 26/03/2020

Seriali korean “My Secret Terrius” është shfaqur për herë të parë në “Netflix” në vitin 2018. Ata që e kanë parë e dinë se në këtë film parashikohet ngjarja katastrofike që aktualisht po ndodh. Gjatë episodeve të kësaj drame do të përballeni me një pandemi që përfshin të gjithë globin ku njerëzit infektohen nga një Koronavirus, që shkakton probleme me frymëmarrjen dhe simptomat shfaqen gjatë 14 ditëve. Në seritë e “My Secret Terrius” shfaqet një shkencëtar i cili krijon një virus për t’u përdorur si një armë biologjike. Po ashtu aty shpjegohet se ndryshe nga Sars, ky virus e ka vdekshmërinë në 90%. E gjitha kjo shpjegohet në fundit e episodit 10.

Ky serial aktualisht po thyen rekorde shikueshmërie në të gjithë botën, për shkak se dy vite pas transmetimit po ndodh e njëjta situatë që përshkruhet aty dhe kjo rastësi po i “çmend” të gjithë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco