Të na rroj Republika e “KSAK”-së!

Të na rroj Republika e “KSAK”-së!

10:27, 25/03/2020 Nga Enver Morina

(Kur mungon armiku fisnik!? “Asgjë nuk përhapet më shumë si frika...”, "Lëngojnë, këto troje, se i kanë hedhur përsipër një barrë të rëndë... !”)

10 vjet më parë vepra kinematografike “Centagion” paralajmëron “sëmundjen globale” por sot zbehët për ta rishikuar, sepse realiteti është më “artistik” dhe më i jetuar!

Përherë, edhe si dikur: “Me të tillë djem e vajza, gjynah që nuk shpallet edhe një herë Pavarësia e Kosovës!”, si në gjysmën e rrugëtimit të Dhaskal Todrit tek “Udha e shkronjave”, kur thotë: “Me të tillë djem, gjynah të lëngojë në robëri, ky truall!”.

Përderisa tashmë kemi të përjetshëm grafitin e nxjerrë nga prosedeu letrar-kushtetues “Presidenti Historik”, një ditë do e kemi, me patjetër, gravurën e qendisur nga kodeksi civilizues-penal “Kryeministri Historik”. Nëse nuk është ky, do jetë ai. Shpresoj tek Ky, por edhe tek Ai. I pari dyshohet se është rrjedhë e Çarkut Prishtinas, i dyti i të Drejtës Romake. Lufta do jetë më sfiduese, se vet shpallja e pavarësisë, si një finale e dashurisë dhe urrejtjes në kohë pandemie.

Shpjegimi i parë: Italianët u paralajmëruan. Filmi “Centagion” me mesazhin “Asgjë nuk përhapet si frika...”, u shfaq premierë në edicionin e 68-të, në “Venice International Film Festival”. Së fundi, për teleshikuesit shqiptar u shfaq mbrëmjen e të martës (24 mars) në Film Autor, në Top Channel, në ora 21.

Shpjegimi i dytë: Një ndër të vetmit filma pa aktore, as në rol episodik, është realizimi televiziv “Udha e shkronjave” skenari i të cilit është bazuar në tregimin e Dhimitër S. Shuteriqit “Buka dhe thika”.
-Unë them se, kamja ka vlerë n’këtë botë. Tjerat janë ëndrra!
-E ke gabim, o Ndrio! Dhe kamja më e madhe humbet, por vepra e mirë rron. Njerëzit mbajnë mend të mirën ... Lëngojnë këto troje, o Ndrio! Lëngojnë! Lëngojnë, se i kanë hedhur përsipër një barrë të rëndë... !

Shpjegim për fotografinë: Lufta mes të mirës dhe të keqes. Një fotografi e nxjerrë nga libri i Vlladimir Priftit “Gjurmë në celuloid”, në të cilën shihen aktorët kryesorë Ndrekë Luca, Sandër Prosi dhe në sfond Bujar Lako. Botues “Onufri”, Tiranë, 2002...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco