Nënkalimi dhe hija

Nënkalimi dhe hija "vertikale" e një fotografie te marsit

10:30, 19/03/2020 Nga Enver Morina

(Me shkas një shpërthim tekanjoz dhe i pakompromis i djalit te aktorit Ndrek Luca, Gjergjit në “Top Talk” te Top Channel, edhe “Kur, siç thotë Borges, e ardhmja nuk ekziston!”?)

“... ky milet ka nevojë për besim, ka nevojë për të vërtetën!”, thotë Gjergj Luca. Sa bukur e emocional thërriste dhe i drejtohet gazetarit “O Denis, o Denis Ne kemi luajtur me gurin e funit!”.

Dhéshkronja e rilindasve dhe mësimi on line, pirateria e përgenjështrimeve te plagjiaturës dhe ngujimi në sh’pi, njollat e edukimit dhe fjollat e virusit dixhital, më dërguan tek këto të dhëna: Edhe pse u shkapërderdh Bashkimi Sovjetik, Rusia mbetët shteti më i madh me hapësirë në tokë ... Edhe pse kishin fqinjë mongolët, kinezët mbetën kombi më i madh në numër në planet ... Edhe pse po harxhon në shumë vatra të krizave SHBA mbetet shteti më i fuqishëm ushtarak në botë ...

Në kuadër të edicionit te 39-të te “Salon Livre Paris 2020” me ndihmën dhe mbështetjen e botuesit “Buzuku” (Abdullah Zeneli), i ftuar nga drejtori Sébastien Fresneau do të promovoja librin e parë me tregime “Rr’nimi i Arbërit” (rrëfime të shkruara gjatë viteve 1996-2001). Gjatë ditëve (20-23 mars) sa do të mbahej Panairi i Librit do të doja ta vizitoja shtëpinë e Roland Barthes, në të cilën i kishte vdekur nëna Henriette, e përjetësuar në “Ditari i zisë”, vepër të cilën e lexova në Stamboll, e rilexova pas vizitës tek “Muzeu i pafajësisë” dhe shkrova një shkrim të gjatë (jo ese), të cilin edhe pse e shkurtova në vetëm 11 faqe, kryredaktori i një reviste kulturore-letrare nuk e botoj as pas dy vite premtime.

Sikurse unë edhe shokët e miqtë e kritikut me famë, mund t’ia kemi inat, prandaj nuk mund të flas për fjalorin modern të tij. Më të moshuarin mos e gënje, qoftë edhe kur laku “përdridhet” nga konspiracionet e ideologjive profesionale! Ndoshta, edhe sepse, konsideroj tashmë, se ishte një rrenc ordiner...

Mars 1980, vdiq Roland Barthes ...
Mars 2017, në Stamboll (Enver Suçek) shkrova për “Ditari i zisë” ...
Mars 2018, variantin e zgjëruar të shkrimit e dërgova për botim ...
Mars 2020, shpresoja ta vizitoj shtëpinë e Barthes në kujtim të Nënës...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco