VIDEO/Raif Hyseni e Merita Halili i bëjnë edhe amerikanët të këndojnë Shqip

VIDEO/Raif Hyseni e Merita Halili i bëjnë edhe amerikanët të këndojnë Shqip

16:35, 13/03/2020

Studentët amerikanë në Universitetin Montclair, në New Jersey, këndojnë Shqip.

I gjetëm duke bërë provat finale para koncertit recital të ansamblit shqipëtar në Universitetin Montclair, në New Jersey.  

Salla  kishte filluar të mbushej para kohës. 

Koncerti filloj më duartrokitje nga musafirë të shumtë amerikan të cilët ishin të pranishëm në sallë. 

Ndërsa jehona e këngës shqipe nga studentët amerikanë të shoqëruar me tingujt e instrumenteve të bukura shqipe dëgjohej gjithandej madje edhe jasht  mureve të sallës ku pas pak do të fillonte ky koncert recital, nën udhëheqjen e harmonistit dhe profesorit Raif Hyseni e këngëtares Merita Halili. 

Janë këta studentët e Universitetit Montclair në New Jersey, pjesë e ansamblit shqipëtar të katedres shqipe, të cilën Raif Hyseni e Merita Halili e themeluan para shtat vitesh në këtë universistet. 

Ata perveç se këndojnë bukur shqip, dinë shumë edhe për Kosovën e Shqipërinë. 

Ndërsa vitin e kaluar kanë qenë për vizitë në Kosovë, nga ku kanë mësuar për historinë e Kosovës, kanë vizituar qytetet e bukura të Kosovës, dhe kanë mësuar edhe fjalë shqipe. 

Siç edhe shprehen këta student amerikan, në një bashkëbisedim për Alba Life Tv, vizita e tyre në Kosovë ishte e paharrueshme. 

Për më shumë, ndiqeni videon e përgatitur nga koncerti recital i ansamblit shqipëtar në Universitetin Montclair në New Jersey.

https://www.youtube.com/watch?v=0jUBXbrgUZE&fbclid=IwAR3iaFNU5y9xLxKBvgu3U6b_LkjsstZV3KI8L_c8Pmsd9rBEBX6vi8RmTJc&app=desktop

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco