Diskutuohet statuti i Galerisë së Arteve 'Ismail Rama'

Diskutuohet statuti i Galerisë së Arteve 'Ismail Rama'

14:43, 13/03/2020

Artistë e drejtues të institucioneve të kulturës, Drejtorisë se Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, kryesuesja e kuvendit, ishin mbledhur sot në ambientet e Kuvendit për diskutimin publik të Statutit të Galerisë së Arteve "Ismail Rama" në Ferizaj.

Është ky një dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm që i ka munguar këtij institucioni deri më tani e që rregullon të gjitha çështjet vendimmarrëse, organizative e financiare tha drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani. Ajo shtoi se fokusimi i kësaj qeverisje, përveç mbështetjes së drejtpërdrejt të komunitetit artistik është edhe fuqizimi i këtyre institucioneve në infrastrukturën e tyre ligjore, që siguron mbarëvajtjen afatgjate të punës në këto institucione.

Artistët, duke vlerësuar pozitive këtë nismë të qeverisjes, vunë theksin tek aspekti buxhetor e organizativ që do të ndikonte në mirëfunksionimin e institucionit. Gjithashtu, u dhanë propozime të ndryshme, sugjerime e vlerësime edhe për pjesë të caktuara të Statutit, përfshirja e së cilave në draftin përfundimtar që do t'i prezantohet për miratim anëtarëve të Kuvendit, do ta bënte këtë akt themeltar -Statut, funksional e të dobishëm për veprimtarinë e rregullt të Galerisë së Arteve "Ismail Rama" në Ferizaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco