Milani s’e ka problem Europën, bën ‘ligjin’ në Vjenë

Milani s’e ka problem Europën, bën ‘ligjin’ në Vjenë

21:21, 14/09/2017

Milani e ka lënë pas krahëve humbjen 4-1 të pësuar përballë Lazios në fundjavë në Serinë A dhe është rikthyer te fitorja duke mposhtur me goleadë 1-5 Austrinë e Vjenës në ndeshjen e vlefshme për Grupin D të Ligës së Europës.

Calhanoglu kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 7-të, ndërkohë që Andre Silva dyfishoi shifrat në minutën e 10-të.

Në minutën e 20-të portugezi shënoi golin e tretë. Austriakët ngushtuan diferencën në minutën e 47-të me anë të Borkovic, por Andre Silva shënoi sërish në minutën e 56-të. Në të 63-tën ishte Suso që vulosi fitoren e Milanit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco