Rivalët e grupit/ Partizani i Beogradit dhe Young Boys ‘fusin në kurth’ Skënderbeun

Rivalët e grupit/ Partizani i Beogradit dhe Young Boys ‘fusin në kurth’ Skënderbeun

21:11, 14/09/2017

Partizani i Beogradit ka marrë një pikë shumë të rëndësishme në transfertë përballë Young Boys duke u konfirmuar si një pretendente për të kaluar grupin e Ligës së Europës në të cilën është pjesë bashkë me Skënderbeun.

Skuadra serbe sot kaloi e para në avantazh me Jankovic, por u arrit shumë shpejt nga Fasnaht që barazoi shifrat dhe hapi takimin.

Nga ai moment, heroi i ndeshjes u bë portieri i Partizanit, Stojkovic, i cili bëri disa pritje të jashtëzakonshme për të ruajtur këtë barazim i cili i shkon për shtat ekipit serb, duke i mohuar Soue, Nsame e Sulejmanit disa herë gëzimin e golit.

Barazimi përfundimtar 1-1 lë të hapur çdo mundësi në grupin e Skënderbeut, i cili luan ndeshjen e radhës kundër Young Boys në Elbasan, ndërsa Partizani pret në shtëpi Dinamon e Kievit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco