Skënderbeu me dy ‘fytyra’ në Kiev

Skënderbeu me dy ‘fytyra’ në Kiev

20:54, 14/09/2017

Dinamo Kiev dhe Skënderbeu luajtën në kryeqytetin ukrainas ndeshjen e parë të Grupit B të Europa League, njofton SYRI.net.

Ky takim u mbyll me fitoren e ukrainasve me rezultatin 3-1, ku të tre golat e vendësve u shënuan në pjesën e dytë, pasi në të parën udhëhiqte Skënderbeu 1-0.

Në minutën e 9-të vjen rasti i parë i takimit. Kristi Vangjeli pason për Xhejms, i cili gjuan, por jashtë. Në të 14’ Soue vepron bukur, pasi shmang dy mbrojtës ukrainas gjuan me zgjuarsi, topi “qeth” shtyllën pingule.

Më pas Vangjeli bën një ndërhyrje spektakolare, duke i mohuar golin e parë Dinamos së Kievit. Shehi tregon aftësitë e tij, duke pritur mjaft mirë një gjuajtje të Gonzalez në minutën e 35-të.

Momenti emocionues regjistrohet në minutën e 39-të. Gjergji Muzaka me një gjuajtje të fortë jashtë zone kalon Skënderbeun në avantazh dhe me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë.

Sapo fillon e dyta vendësit barazojnë me anë të Sydorchuk (47’). Më pas në të 50’ Moraes përmbys në 2-1.

Në minutën e 65-të ka penallti për ukrainasit. Nga pika e bardhë gjuan Mbokani, Shehi e prek paksa, por pa mundur të shpëtojë pësimin golit të tretë.

Deri në fund ky rezultat nuk ndryshon më dhe Dinamo merr tre pikët e para në grup.

/SYRI.net/

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco