LIVE/ Dinamo Kiev-Skënderbeu, pjesa e parë ‘flet shqip’

LIVE/ Dinamo Kiev-Skënderbeu, pjesa e parë ‘flet shqip’

19:52, 14/09/2017

Dinamo Kiev dhe Skënderbeu po luajnë në këto momente në kryeqytetin ukrainas ndeshjen e parë të Grupit B të Europa League, njofton SYRI.net.

Në minutën e 9-të vjen rasti i parë i takimit. Kristi Vangjeli pason për Xhejms, i cili gjuan, por jashtë.

Në të 14’ Soue vepron bukur, pasi shmang dy mbrojtës ukrainas gjuan me zgjuarsi, topi “qeth” shtyllën pingule.

Më pas Vangjeli bën një ndërhyrje spektakolare, duke i mohuar golin e parë Dinamos së Kievit.

Shehi tregon aftësitë e tij, duke pritur mjaft mirë një gjuajtje të Gonzalez në minutën e 35-të.

Momenti kulminant regjistrohet në minutën e 39-të. Gjergji Muzaka me një gjuajtje të fortë jashtë zone kalon Skënderbeun në avantazh dhe me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë.

/SYRI.net/

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco