Portierët kuqezi në ‘vitrinën’ evropiane, Berisha kundër Rooney, Strakosha derbi me Rashicën

Portierët kuqezi në ‘vitrinën’ evropiane, Berisha kundër Rooney, Strakosha derbi me Rashicën

17:54, 14/09/2017

Lojtarët e Skënderbeut nuk do të jenë shqiptarët e vetëm sot në Europa League. Në sfidat e tjera të këtij kompeticioni do të luajnë gjithashtu dhe Lazio e Thoma Strakoshës si dhe Atalanta e Etrit Berishës.

Lazio do të përballet sot me Vitessen e Milot Rashicës dhe priten që shqiptarët e të dyja ekipeve të luajnë që nga minuta e parë për sfidën e Grupit K.

Nga ana tjetër, Atalanta do të përballet sot me Evertonin e Wayne Rooneyt, i cili do të përpiqet t’i shënojë gardianit kuqezi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco