Reali merr lajmin e keq për Kovacic, ja sa do të mungojë prej dëmtimit

Reali merr lajmin e keq për Kovacic, ja sa do të mungojë prej dëmtimit

16:54, 14/09/2017

Skuadra e Real Madridit ka marrë një tjetër lajm të keq, pas dëmtimit të Karim Benzemas në fundjavën e kaluar. Mbrëmë në ndeshjen ndaj APOEL në Ligën e Kampioneve, dëmtim ka pësuar edhe mesfushori kroat, Mateo Kovacic.

Pas testeve të kryera sot, del se Kovacic ka dëmtuar muskulin e djathtë, çka do të thotë se nuk do të luajë për dy muajt e ardhshëm.

Ky është një lajm i keq për trajnerin Zinedine Zidane, i cili këtë sezon kishte përgatitur një vend të rëndësishëm për kroatin në skuadër.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco