Sacchi ‘shpërthen’ me kritika: Klubet italiane janë zero në Champions

Sacchi ‘shpërthen’ me kritika: Klubet italiane janë zero në Champions

12:20, 14/09/2017

Legjenda e Italisë, Arrigo Sacchi nuk ka kursyer kritikat ndaj skuadrave italiane të cilat sipas tij po dështojnë në kompeticionet evropiane.

Në një intervistë për “Premium Sport”, ish-trajneri i Milani ka folu ashpër për paraqitjen e skuadrave italiane në Champions League, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

Sacchi tha se nëse në Europë do të luash si ndaj Bolonjës atëherë është e sigurt që do të humbësh.

"Unë jam i zhgënjyer, ne vetëm duhet të qajmë. Duke menduar për Champions Leaguen më vjen në mendje që nga tre klubet italiane morën vetëm një pikë. Kjo është një katastrofë për ne. Napoli zhgënjeu edhe me Shakhtar Donetskun e cila e meritoi fitoren. Nëse luani edhe në Europë si kundër Bolonjës atëherë me siguri që do të humbni gjithmonë”, tha ai.

Kujtojmë që Juventusi humbi 3-0 përballë Barcelonës, Napoli gjithashtu humbi 2-1 ndaj Shakhtar Donetskut, ndërsa vetëm Roma mori një barazim pa gola përballë Atletico Madridit.

/ SYRI.net / 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco