Sarri i ashpër: Ja fajtori i humbjes ndaj Shakhtarit

Sarri i ashpër: Ja fajtori i humbjes ndaj Shakhtarit

10:43, 14/09/2017

Mungesa e përqendrimit dhe gjendja fizike e lojtarëve janë arsyeja e humbjes së Napolit.

Kështu u shpreh trajneri, Maurizio Sarri që paralajmëron lojtarët e tij të bëjnë kujdes për ndeshjet e tjera, shkruan ‘Football-Italia”, raporton SYRI.net.

“Ata nuk krijuan shumë shanse, por na e bënë “jetën” e vështirë dhe nuk mundëm të dilnim në lojën tonë. Nëse ne do të ishim në gjendje të paktën ta kapnim ritmin ose të bënim një lojë më të ashpër. Duhet ta kishim mbajtur Shakhtarin në gjysmë fushën e tyre pasi kjo është më efektive. Na mungoi përqendrimi”, u shpreh Sarri.

Kujtojmë që Shakhtar Donetsk mposhti me rezultatin 2-1 skuadrën e napolit në ndeshjen e parë të vlefshme për fazën e grupeve të Champions Leagues.

/ SYRI.net /

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco