Fitorja në grupe? Takaj e konfirmon: Ja premion që do jap për lojtarët e Skënderbeut

Fitorja në grupe? Takaj e konfirmon: Ja premion që do jap për lojtarët e Skënderbeut

10:36, 14/09/2017

Sot në orën 19:00 Dynamo e Kievit do të presë skuadrën shqiptare të Skënderbeut në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Europa League.

Presidenti Ardjan Takaj konfirmoi për “Panorama Sport” vendimin që ka marrë sa i përket premios që do t’u komunikojë futbollistëve pak orë para takimit.

“Po, e kam vendosur se cili do të jetë shpërblimi. Në rast se bëjmë mrekullinë në Kiev, atëherë ekipi do të ketë 100 mijë euro premio. Gjithashtu, nëse sot arrijmë të marrim qoftë edhe një pikë, skuadra do të shpërblehet me 50 mijë euro”, konfirmoi Takaj.

Ndërkohë, në rast rezultati pozitiv, një premio të majme nuk marrin vetëm lojtarët e Skënderbeut, por më së shumti klubi në tërësi. UEFA u jep klubeve 360 mijë euro premio për çdo fitore në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Edhe në rast se Skënderbeu merr ndonjë barazim, atëherë, sërish për këtë rezultat jepet një premio 120 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco