Statistikat e çmendura të Messit, sa shumë portierë janë ‘viktimat’ e tij!

Statistikat e çmendura të Messit, sa shumë portierë janë ‘viktimat’ e tij!

17:07, 13/09/2017

Gianluiggi Buffon u bë viktima e radhës e Lionel Messit. Në ndeshjen e zhvilluar në “Camp Nou” mes Barcelonës dhe Juventusit në Ligën e Kampioneve, argjentinasi më në fund arriti të thyejë portierin italian pas 315 minutash me një dygolësh duke e çuar në 138 numrin e portierëve, të cilët kanë marrë ndëshkimin e 30-vjeçarit që vazhdon të pasurojë statistikat e tij.

Në fakt, me dy golat e shënuar ndaj “Zonjës së Vjetër”, Lionel Messi e çoi në 96 numrin e golave të shënuar në 116 ndeshje të Ligës së Kampioneve duke regjistruar një mesatare prej 0.83 golash për ndeshje.

Nga këto, 59 gola Messi i ka shënuar në fazën e grupeve, ndërsa 37 të tjerët në fazat e eliminimit direkt.

Përsa i përket fillimit të këtij sezoni, Messi po shfaqet në një formë të jashtëzakonshme; 6 ndeshje dhe 8 gola. Në total argjentinasi ka 515 gola në 589 ndeshje me Barcelonën dhe 573 në 709 ndeshje të zhvilluara gjithsej në karrierën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco