Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Real Madridi del hapur: 150 milionë euro për Julián Álvarez, por Atlético refuzon ofertën

Real Madridi del hapur: 150 milionë euro për Julián Álvarez, por Atlético refuzon ofertën

19:55, 09/06/2026

Real Madridi ka bërë publik interesimin e madh për sulmuesin argjentinas, Julián Álvarez, duke paraqitur një ofertë prej 150 milionë eurosh për transferimin e tij nga rivalët e qytetit, Atlético Madrid.

Sipas njoftimit zyrtar të klubit madrilen, vendimi për të bërë ofertën është marrë pas një mbledhjeje të bordit drejtues, ku presidenti Florentino Pérez ka shtyrë përpara një nga objektivat më të mëdhenj të merkatos së verës.

Megjithatë, përgjigjja e Atlético Madridit ka qenë e menjëhershme dhe e prerë. Klubi “colchoneros” ka refuzuar ofertën, duke bërë të ditur se lojtari nuk do të largohet pa u paguar klauzola e plotë e lirimit të tij.

Në komunikatën zyrtare, Real Madrid thekson se oferta është bërë në kuadër të marrëdhënieve të mira mes dy klubeve, por pavarësisht kësaj, Atlético Madridi ka vendosur ta mbajë të paprekur ‘yllin’ e vet ofensiv.

Ky zhvillim e bën edhe më të nxehtë tregun e transferimeve në LaLiga, ku rivaliteti mes dy gjigantëve të Madridit vazhdon të jetë një nga më të fortët në futbollin evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco