Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Tunizia–Japoni, ndeshja e 1000-të në historinë e Kupës së Botës

Tunizia–Japoni, ndeshja e 1000-të në historinë e Kupës së Botës

19:21, 09/06/2026

Botërori 2026 do të hyjë në historinë e futbollit me një moment simbolik. Më 20 qershor, në Monterrey të Meksikës, ndeshja mes Tunizië dhe Japonisë do të jetë zyrtarisht takimi i 1000-të në historinë e Kupës së Botës.

Ky numër përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme për turneun më prestigjioz të futbollit ndërkombëtar, i cili ka nisur që nga viti 1930 dhe është shndërruar në një nga eventet sportive më të ndjekura në botë.

Ndeshja jubilare nuk ka vetëm vlerë simbolike, por edhe rëndësi sportive, pasi të dyja kombëtaret bëjnë pjesë në grupin F dhe do të kërkojnë pikë të rëndësishme në garën për kualifikim në fazën e eliminimit direkt.

Historia e Botërorit tregon gjithashtu momente të tjera simbolike: ndeshja e 100-të është luajtur në vitin 1954 në Zvicër, ku Austria mposhti Uruguain me rezultatin 3-1 në ndeshjen për vendin e tretë. Ndërsa ndeshja e 500-të u zhvillua në Botërorin 1994 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Nigeria fitoi 2-0 ndaj Greqisë në fazën e grupeve.

Ky jubile i ri në Monterrey vjen si një tjetër dëshmi e evolucionit të madh të Kupës së Botës, e cila nga një turne i vogël në fillimet e saj është kthyer në një ngjarje globale me rëndësi të jashtëzakonshme sportive dhe historike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco