Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 10 e protestës para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

Botërori 2026 mes polemikave: kontrolle të rrepta, incidente me lojtarë dhe përjashtim arbitri

Botërori 2026 mes polemikave: kontrolle të rrepta, incidente me lojtarë dhe përjashtim arbitri

19:11, 09/06/2026

Botërori 2026 ende nuk ka nisur, por atmosfera rreth tij është tashmë e mbushur me polemika dhe debate. Organizimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vihet gjithnjë e më shumë në qendër të kritikave, ndërsa kontrollet e forta të sigurisë dhe disa incidente me lojtarë dhe zyrtarë kanë ndezur reagime në mbarë botën.

Sipas raportimeve, disa nga kombëtaret pjesëmarrëse janë përballur me procedura shumë të ashpra gjatë mbërritjes në territorin amerikan. Futbollistët e Senegalit janë kontrolluar imtësisht menjëherë në pistën e aeroportit, me përdorimin e detektorëve metalikë nga koka deri te këmbët.

Një trajtim i ngjashëm është bërë viral edhe për lojtarët e Belgjikës, ku mes tyre spikati edhe mesfushori Kevin De Bruyne, i cili u kontrollua në mënyrë të detajuar me detektor metalik, madje edhe poshtë këpucëve.

Ndërkohë, skuadra e Uzbekistanit, e drejtuar nga Fabio Cannavaro, është përballur gjithashtu me situata të pazakonta, duke u kontrolluar nga qen antidrogë gjatë mbërritjes në New York për një ndeshje miqësore ndaj Holandës.

Polemikat nuk kanë munguar as në nivel zyrtar. Arbitri somalez Omar Artan, i caktuar nga FIFA për të gjykuar në turne, është ndaluar të hyjë në SHBA pasi nuk i është dhënë viza. Ai ka deklaruar se është mbajtur për orë të tëra në pyetje nga autoritetet amerikane, duke shprehur zhgënjim të thellë për përvojën e tij.

Një tjetër rast ka përfshirë sulmuesin e Iraku, i cili është marrë në pyetje për disa orë nga policia lokale, duke ngritur reagime në rrjetet sociale dhe kritika për mënyrën e trajtimit të lojtarëve të huaj.

Të gjitha këto ngjarje kanë krijuar një klimë tensioni rreth Botërorit 2026, ku përveç spektaklit sportiv në fushë, po shtohen gjithnjë e më shumë diskutimet për organizimin dhe masat e sigurisë jashtë saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco