Lajmi i fundit

Dita 10 e protestës para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Loris Karius ka rilindur, rinovon me klubin gjerman deri në vitin 2028

Loris Karius ka rilindur, rinovon me klubin gjerman deri në vitin 2028

18:27, 09/06/2026

Schalke 04 ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me portierin Loris Karius, i cili do të qëndrojë pjesë e klubit deri në vitin 2028. Vendimi vjen pas një sezoni shumë të suksesshëm për ‘gardianin’, i cili ka rigjetur formën e tij më të mirë dhe është kthyer në një nga figurat kyçe të skuadrës.

Klubi gjerman e bëri të ditur marrëveshjen përmes një videoje simbolike në rrjetin social X, ku Karius shkruante “2028”, duke konfirmuar zgjatjen e kontratës. Drejtuesit e Schalke 04 e kanë cilësuar këtë rinovim si pjesë të rëndësishme të projektit për stabilitetin e skuadrës në elitën e futbollit gjerman.

Drejtori sportiv i klubit, Youri Mulder, vlerësoi performancat e portierit, duke theksuar se ai ka qenë një pikë referimi për ekipin gjatë sezonit. Sipas tij, Karius ka vendosur diferencën në ndeshje të rëndësishme me pritjet e tij vendimtare, duke ndihmuar skuadrën në rrugën drejt rikthimit në Bundesligë.

Sezoni 2025/26 rezultoi vendimtar për “rilindjen” e 31-vjeçarit, i cili regjistroi 30 ndeshje në ‘Zweite Bundesliga’, vetëm 24 gola të pësuar dhe 13 ndeshje pa pësuar gol, duke u shpallur një nga portierët më të mirë të kampionatit. Ai iu bashkua Schalke 04 si lojtar i lirë në vitin 2025, pas një periudhe të vështirë në karrierën e tij.

Rinovimi i kontratës shoqërohet edhe me përmirësim të ndjeshëm financiar, duke e renditur Karius mes lojtarëve më të paguar të klubit. Nga ana e tij, portieri u shpreh i lumtur për vazhdimësinë, duke theksuar se sezoni i fundit ka treguar forcën dhe unitetin e skuadrës dhe se mezi pret sfidat e reja në Bundesliga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco