Zyrtare/ Atalanta shkarkon Raffaele Palladinon, mësohet emri i ri që do të drejtojë Gjimshitin

Zyrtare/ Atalanta shkarkon Raffaele Palladinon, mësohet emri i ri që do të drejtojë Gjimshitin

17:17, 09/06/2026

Atalanta ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Raffaele Palladino, në një vendim të papritur të marrë nga drejtuesit e klubit bergamask.

Në një komunikatë zyrtare, klubi bëri të ditur se Palladino është shkarkuar nga detyra e trajnerit të ekipit të parë, së bashku me të gjithë stafin e tij teknik. Në njoftim përfshihen edhe ndihmësit e tij: Stefano Citterio, Federico Peluso, Fabio Corabi, Nicola Riva, Mattia Casella, Andrea Ramponi dhe Andrea Berti.

“Atalanta falĂ«nderon Raffaele Palladinon dhe stafin e tij pĂ«r angazhimin dhe punĂ«n e bĂ«rĂ«, duke u uruar suksese nĂ« tĂ« ardhmen”, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e klubit.

Ky vendim hap menjëherë rrugën për një ndryshim të madh në pankinën e Atalantës, me Maurizio Sarri që pritet të marrë drejtimin e skuadrës si trajneri i ri.

Lëvizja vjen në një moment të rëndësishëm për klubin, i cili synon të riorganizohet dhe të rikthehet fuqishëm në garat vendase dhe evropiane. Zgjedhja e Sarrit shihet si një sinjal ambicieje për një projekt të ri teknik në Bergamo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco